Fillo ose bëhu pjesë e një projekti

From Prishtina Hackerspace
Jump to: navigation, search
This page is a translated version of the page Start or Join a project and the translation is 100% complete.

Gjuhët e tjera:
English 100% • ‎Shqip 100%

Nëse jeni duke kërkuar për t'u bashkangjitur në një projekt, ju mund të vini në një nga Takimete së martës për të parë nëse ka projekte që ju mund të bashkangjiteni. Zakonisht të gjithë anëtarët tanë janë duke punuar në diçka, ndodhë që ata mund të kenë nevojë për ndihmë ose të bashkohen në punë me dikë tjetër.

Ju gjithashtu mund të vizitoni faqen e Projekteve për të parë disa nga projektet grupore dhe individuale të cilat janë duke u zhvilluar në Prishtina Hackerspace.

Nëse doni të filloni projektin tuaj brenda Prishtina Hackerspace, kjo është e thjeshtë!

Hackerspace-i ju ofrohet juve ose grupit tuaj për shfrytëzim. Ju mund të përdorni mjetet e hackerspace-it dhe hapësirat për projektin lirshëm përderisa aktiviteti juaj nuk ndërhyn në ndonjë aktivitet tjetër ose nuk e shqetëson grupin e njerëzve që janë të pranishëm në hackerspace - Në qoftë se po: Ju duhet të planifikoni aktivitetin tuaj me stafin e Prishtina Hackerspace.

Nëse ju nuk jeni një anëtar ju mund të qëndroni në hackerspace dhe punoni në projektin tuaj përderisa një anëtar ndodhet brenda hapësirës. Nëse anëtari largohet, për fat të keq edhe ju duhet të largoheni. Ju lutem lexoni faqen Anëtarësimi të mësoni më shumë për avantazhet/ disavantazhet tuaja si një anëtar ose jo-anëtarë në lidhje me përdorimin e pajisjeve dhe hapësirave të hackerspace.