I/E porsaardhur

From Prishtina Hackerspace
Jump to: navigation, search
This page is a translated version of the page Newcomer and the translation is 100% complete.

Gjuhët e tjera:
English 100% • ‎Shqip 100%

A jeni të ri në Prishtina Hackerspace? A keni menduar për tu bërë pjesë Prishtina Hackerspace? Këtu janë disa gjëra që ju mund ti bëni për t'ju ndihmuar të kuptoni dhe të asimiloheni në kulturën e Prishtina Hackerspace.

Gjërat e para në fillim

Lexoni wikin tonë

Si i sapoardhur, ne ju rekomandojmë të lexoni wikin tonë për detaje rreth Prishtina Hackerspace. Konsideroni ti shiqoni faqet / linqet si Rreth nesh, Përdoruesit, Anëtarsimi, Rregullat, Hapësira, Resurset dhe Manuali.

Regjistrohuni në Mailing Listë

Mailing lista është ku anëtarët dhe jo anëtarët njësoj diskutuojnë çështje të ndryshme. Ne kemi edhe shumë metoda të tjera të komunikimit, por mailin lista është vendi "zyrtar" për njoftime.

Ju lutem vizitoni edhe faqen e Komunikimeve për të parë mënyrat tjera të komunikimit me ne

Mailing lista ndodhet këtu: https://groups.google.com/forum/#!forum/prishtina-hackerspace
Regjistrimi në mailing listë kërkon që ju të keni një Google account, pra ju mund të:

  • përdorni google account-in tuaj personal (gmail etj) ose të
  • përdorni accountin tuaj të Prishtina Hackerspace nëse e keni një.

Vëmendje - Na dërgoni një email duke treguar për veten në qoftë se antarsoheni në Prishtina Hackerspace.

Ejani në takimet javore (Open Meetings)

Menaxheri i projektit është përgjegjës për të siguruar se takimi ndjeket me procedurat si në Template-in e Takimeve. Koordinatori i projektit / asistenti është përgjegjës për mbajtjen e shënimeve të ecurisë së mbledhjes.

Takimet e hapura javore janë çdo të Martë në ora 6:00pm.

  • Ju mund të merrni disa informata si vizitor për herë të parë
  • Nëse jeni anëtar, ju mund të votoni për një çështje për votim që vendoset para anëtarsisë
  • Ju mund të kërkoni ndonjë pajisje ose furnizim që ju duhet për projektin tuaj nga anëtarët tjerë.
  • Ju mund të takoni anëtarët, si dhe jo-anëtarët gjithashtu.
  • Ju mund të përditësoheni në lidhje me takimet e rregullta që mbahen në hackerspace, përmirësimet në hapësirë ​​/ çrregulllimet në hapësirë ​​, punëtoritë, ngjarjet e ardhshme dhe të rejat tjera.
  • Ju mund të shihni projektet që njerëzit janë duke punuar në to, të tregoni projektet që ju jeni duke i punuar, si dhe të flisni për projektet që ju dhe të tjerët do të kishit dëshirë ti punoni.

Shih se çfarë është duke u diskutuar zakonisht në takimet e hapura në Faqen e Takimeve

Vëmendje: - Sigurohuni që të bëni një vizitë (tour) rreth hackerspace. Çdokush në takimin javor duhet të jetë në gjendje që tua tregoj juve hapësirën. Nëse ju nuk mund të vini në takimet e së martës, konsideroni të merrni pjesë në një nga ngjarjet që janë duke u mbajtur në Prishtina Hackerspace - Shih Calendar-in për ngjarjet e ardhshme.

Si të organizoni një ngjarje, takim apo klasë?

Gjeni një instruktor apo folës

A jeni ju instruktori? Mirë! Mund të kaloni këtë hap.

Nëse ju nuk jeni instruktori, gjeni dikë që mund të ligjërojë për atë që ju po kërkoni. Pyetni në Mailing Listë. Nëse e gjeni dikë, le ta dijnë që kjo ka një qëllim të mirë.

Zgjedhni datën

Neve na pëlqen të mbajmë klasë, evente dhe takime grupore gjatë ditëve të Mërkurë, por në fakt çdo natë është në rregull. Shiqoni uebsajtin ose Calendar-in tonë të shihni nëse ka ndonjë gjë tjetër të planifikuar në kohë/datë të njëjtë. Sigurohuni edhe që data që ju zgjedhni përshtatet me instruktorin tuaj.

Pastrimi i hapësirave

Sigurohuni që Prishtina Hackerspace ka gjithçka që instruktori juaj do të ketë nevojë. Karrige? Tabelat? Prizë? Lidhës? Nëse ka diçka që ju duhet që ne nuk e kemi, kontrolloni me stafin tonë dhe ne mund të shohim se çfarë mund të bëjmë.

Paratë

Ti mund ta bësh klasën me pagesë ose jo. Zakonisht klasët me pagesë organizohen me qëllim vetëm për rritjen e fondeve të hackerspace-it. Shumica e njerëzve japin klasët pa pagesë, por materialet janë me pagesë. Nëse ju organiyoni një klasë apo ngjarje me pagesë, ndoshta duhet të konsideroni që një pjesë të saj të e dhuroni tek Prishtina Hackerspace. Përsëri ju lutem na kontaktoni për këtë në info@prishtinahackerspace.org

Promovimi

Postoni për klasën tuaj në blogun tuaj personal ose në website, twitter, dhe shkruani në facebook. Kur afrohet data e mbajtjes së ngjarjes që ju po organizoni, tregoni njerëzve në mailing listën tonë. Le ta dijë Prishtina Hackerspace për atë ngjarje nëpërmjet mailing listës sonë ose në info@prishtinahackerspace.org që ne ta fusim klasën tuaj në kalendarin tonë. Konsideroni të varni një flyer/baner në Prishtina Hackerspace që njerëzit që e frekuentojnë hapësirën të dinë se qfarë po ndodhë.

Ja se si mund të ju ndihmojmë:

  • Na dërgoni një përshkrim të klasës / ngjarjes tuaj me emrin e klasës/ngjarjës dhe datën
  • Na dërgoni materialet promovuese dhe të dhëna të tjera që mund të kemi nevojë.

Ne do të ju ndihmojë duke publikuar aktivitetin tuaj në web faqen tonë kryesore, ta shpallim atë në Mbledhjet tona të së Martës (Open Meetings), dhe rrjetet tona sociale.

Fto pjesëmarrësit

Ftoni njerëz dhe filloni ti regjistroni ata (t'ju merrni emrat) që të keni një numër të sakt të participantëve që do marrin pjesë në ngjarjen tuaj. Konsideroni përdorimin e platformave si http://eventbrite.com ose ndonjë tjetër platformë që të menagjoni rezervimet më lehtë.

Dyert

Sigurohuni që një anëtar i Prishtina Hackerspace ose një anëtar i stafit do të jetë në dispozicion për të qenë në hapësirë për të gjithë kohën e klasës ose ngjarjes. Anëtari me kodin e derës apo celësin duhet të hapë hapësirën para se të fillojë ngjarja, dhe ta mbyll atë pasi personi i fundit të largohet.

Përgatitja e hapësirës

Ju lutem gjeni vullnetarë që ta përgatisin hapësirën para klasës / ngjarjes dhe ta pastrojnë atë më pas nëse klasa do të jetë rrëmujë.

Fillo ose bashkangjitju një projekti

Nëse jeni duke kërkuar për t'u bashkangjitur në një projekt, ju mund të vini në një nga Takimete së martës për të parë nëse ka projekte që ju mund të bashkangjiteni. Zakonisht të gjithë anëtarët tanë janë duke punuar në diçka, ndodhë që ata mund të kenë nevojë për ndihmë ose të bashkohen në punë me dikë tjetër.

Ju gjithashtu mund të vizitoni faqen e Projekteve për të parë disa nga projektet grupore dhe individuale të cilat janë duke u zhvilluar në Prishtina Hackerspace.

Nëse doni të filloni projektin tuaj brenda Prishtina Hackerspace, kjo është e thjeshtë!

Hackerspace-i ju ofrohet juve ose grupit tuaj për shfrytëzim. Ju mund të përdorni mjetet e hackerspace-it dhe hapësirat për projektin lirshëm përderisa aktiviteti juaj nuk ndërhyn në ndonjë aktivitet tjetër ose nuk e shqetëson grupin e njerëzve që janë të pranishëm në hackerspace - Në qoftë se po: Ju duhet të planifikoni aktivitetin tuaj me stafin e Prishtina Hackerspace.

Nëse ju nuk jeni një anëtar ju mund të qëndroni në hackerspace dhe punoni në projektin tuaj përderisa një anëtar ndodhet brenda hapësirës. Nëse anëtari largohet, për fat të keq edhe ju duhet të largoheni. Ju lutem lexoni faqen Anëtarësimi të mësoni më shumë për avantazhet/ disavantazhet tuaja si një anëtar ose jo-anëtarë në lidhje me përdorimin e pajisjeve dhe hapësirave të hackerspace.

Pastrimi

Ja disa gjëra për të bërë kur pastrojmë Prishtina Hackerspace në rast se bëhet rrëmujë ose kur përgatitet për një ngjarje të hapur

Hudhni Mbeturinat

Ka shporta në vendet e mëposhtme. Ato mund të zbrazen në kontinjerat prapa ndërtesës

  • Shportë e madhe në kuzhinë
  • Shportë e vogël në ballkon
  • Shportë e vogël në tualet

Riciklimi

Ne nuk kemi vendosur shporta të veçanta për riciklimin akoma!

Ju mund të ndihmoni për të mbështetur projektin Kosova Cap Project, duke vazhduar ti mbledhim kapakët e shisheve plastike

Zonat e Hapësirës ​​

Zonat duhet të jenë te pastërta dhe të organizuara. Merrni mbeturinat mbi tavolina ose hudhni ndonjë shportë të mbushur me plehra, pastroni tavolinat dhe dyshemenë nëse është e nevojshme.
Ju lutem pastroni me fshisë elektrike ose fshisë dore dyshemenë para se ta pastroni atë me ujë

  • Dhoma e ndejës ku janë kolltukët.
  • Dhoma e konferencave/takimeve pranë kuzhinës.
  • Magazina dhe dhoma e elektronikës.
  • Ballkoni
  • Tualeti

Kuzhina

  • Lëvizni sendet nga tryeza e kuzhinës në vendet e duhura.
  • Fshini tryezën e kuzhinës.
  • Pastrojeni lavamanin, kemi nevojë për pluhur pastrim për këtë.
  • Pastrojeni frigoriferin dhe lani enët nëse është e nevojshme

Tualeti

  • Fshij & pastro dyshemen
  • Lajeni lavamanin
  • Rimbushni sapunin e dorës.
  • Lajeni tualetin.

Tavolinat e punës

  • Të pastrohen tavolinat e punës së projekteve dhe mjeteve
    • Ktheheni mjetet në vendet e tyre në rafte.
    • Vendos projektet në vendet e tyre në raftet.