Newcomer

From Prishtina Hackerspace
Jump to: navigation, search
This page is a translated version of the page Newcomer and the translation is 100% complete.

Gjuhët e tjera:
English 100% • ‎Shqip 100%

Are you new to Prishtina Hackerspace? Are you thinking about joining Prishtina Hackerspace? Here are some things that you can do to help you understand and assimilate into the culture of Prishtina Hackerspace.

First things first

Read our wiki

Si i sapoardhur, ne ju rekomandojmë të lexoni wikin tonë për detaje rreth Prishtina Hackerspace. Konsideroni ti shiqoni faqet / linkat si 'Rreth Nesh, Njerëzit, Anëtarësia, Rregullat, Hapësira​​, Burimet dhe Manuali '.

Regjistrohuni në Mailing List

Mailing lista është ku anëtarët dhe jo anëtarët njësoj diskutuojnë çështje të ndryshme. Ne kemi edhe shumë metoda të tjera të komunikimit, por mailin lista është vendi "zyrtar" për njoftime.

Ju lutem vizitoni edhe Komunikimet faqen për mënyra të tjera për të komunikuar me ne

Lista është këtu: https://groups.google.com/forum/#!forum/prishtina-hackerspace
Për tu regjistruar në mailing list ju duhet të keni një llogari google, kështu që ju mund ta:

  • Përdorni llogarinë tuaj google personal (gmail etj)
  • Përdorni llogarinë tuaj Prishtina Hackerspace nëse keni një të tillë

Shënim - Na dërgoni një email duke treguar për veten në qoftë se antarsoheni në Prishtina Hackerspace.

Ejani në takime javore

Menaxheri i projektit është përgjegjës për të siguruar se takimi ndjeket me procedurat si në Takimi Template. Koordinatori i projektit / asistenti është përgjegjës për mbajtjen e procesverbalit të mbledhjes.

Takimet e hapura javore janë çdo të martë në ora 6:00pm.

  • Ju mund të merrni disa informata si vizitor për herë të parë
  • Nëse jeni anëtar, ju mund të votoni për një çështje për votim
  • Ju mund të kërkoni ndonjë pajisje ose furnizim që ju duhet për projektin tuaj.
  • Ju mund të takoni anëtarët, si dhe jo-anëtarët gjithashtu.
  • Ju mund të përditësoheni në lidhje me takimet e rregullta që mbahen në hackerspace, përmirësimet në hapësirë ​​/ çrregulllimet në hapësirë ​​, punëtoritë dhe ngjarjet e ardhshme.
  • Ju mund të shihni projektet që njerëzit janë duke punuar në to, të tregoni projektet që ju jeni duke i punuar, si dhe të flisni për projektet që ju dhe të tjerët do të kishit dëshirë ti punoni.

Shih se çfarë është duke u diskutuar zakonisht në takimet e hapura në Faqja Takimet

Shënim: - Sigurohuni që të bëni një turne rreth hackerspace. Çdokush në takimin javor duhet të jetë në gjendje që tua tregoj juve hapësirën. Nëse ju nuk mund të vini në takimet e së martës, konsideroni të merrni pjesë në një nga ngjarjet që janë duke u mbajtur në Prishtina Hackerspace - Shih Kalendari për ngjarjet e ardhshme.

Si të organizoni një ngjarje, takim apo klasë?

Gjeni një instruktor apo folës

A jeni ju instruktori? Mirë! Tani ju e keni kryer këtë hap.

Nëse ju nuk jeni instruktori, gjeni dikë që din për atë gjë që ju doni të mësoni. Pyetni në Mailin Lista. Nëse e gjeni dikë, le ta dinë se kjo është për një arsye të mirë.

Zgjedheni datën

Ne dëshirojmë ti mbajmë klasat, ngjarjet dhe takimet e grupit në netët e së mërkurës, por çdo natë është e mundur. Kontrolloni website-in tonë[1] ose Kalendari për të parë nëse ka ndonjë gjë tjetër të planifikuar në të njëjtën kohë / datë. Sigurohuni që data juaj të jetë e volitshme për instruktorin tuaj.

Pastrimi i hapsirave

Sigurohuni që Prishtina Hackerspace ka gjithçka që instruktori juaj do të ketë nevojë. Karrige? Tabelat? Prizë? Lidhës? "?Ponies"? Nëse ka diçka që ju duhet që ne nuk e kemi, kontrolloni me stafin tonë dhe ne mund të shohim se çfarë mund të bëjmë.

Paratë

Ti mund ta bësh klasën me pagesë ose jo. Zakonisht klasat me pagesë organizohen me qëllim vetëm për rritjen e fondeve të hackerspace-it. Shumica e njerëzve japin klasët pa pagesë, por materialet janë me pagesë. Nëse ju e jepni një instrukcion me pagesë, ndoshta duhet konsideroni që një pjesë të saj të e dhuroni tek Prishtina Hackerspace. Përsëri ju lutem na kontaktoni për këtë në info@prishtinahackerspace.org

Përkrahja

Postoni për klasën tuaj në blogun tuaj personal ose në website, tweet, dhe shkruani në facebook. Kur javavpër klasën tuaj vjen, tregoj njerëzve në dhomën tone të komunikimeve dhe ata në listat e e-mail. Le ta dijnë Prishtina Hackerspace për atë nëpërmjet e-mailit në listen e e-malit ose në info@prishtinahackerspace.org që ne ta fusim klasën tuaj në orar. Konsideroni të varni një flyer në Prishtina Hackerspace që njerëzit që e shikojnë do e marrin vesh për atë.

Ja se si mund të ndihmojmë:

  • Na dërgoni një përshkrim të klasës / ngjarjës tuaj me emrin e klasës/ngjarjës dhe datën
  • Na dërgoni materialet promovuese dhe të dhëna të tjera që mund të kemi nevojë.

Ne do të ju ndihmojë duke publikuar aktivitetin tuaj në web faqen tonë kryesore, ta shpallim atë në Mbledhjet tona të së martës, dhe rrjetet sociale.

Fto pjesëmarrësit

Ftoni njerëz dhe të filloni të merrni emra për të gjetur se sa njerëz mund të vijnë. Konsideroni duke përdorur diçka si http://eventbrite.com për të marrë rezervime apo ndonjë mjet tjetër që ju mund të gjeni më të lehtë

Dyert

Sigurohuni që një anëtar Prishtina Hackerspace ose një anëtar i stafit do të jenë në dispozicion për të qenë në ambientin për të gjithë kohën e klasës ose ngjarjës. Anëtari me kodin e derës duhet të hapë hapësirën para se të fillojë klasa, dhe ta mbyll atë pasi personi i fundit të largohet.

Setup / Teardown

Ju lutem gjeni vullnetarë që ta krijoj hapësirën para klasës / ngjarjës dhe ta pastrojë ate më pas nëse klasa do të jetë rrëmujë.

Fillo ose bashkangjitju një projekti

Nëse jeni duke kërkuar për t'u bashkangjitur në një projekt, ju mund të vini në një nga Takimete se martës për të parë nëse ka projekte që ju mund të bashkangjiteni. Zakonisht të gjithë anëtarët tanë janë duke punuar në diçka, ndodhë që ata mund të kenë nevojë për ndihmë ose të bashkangjiten me dikë.

Ju gjithashtu mund të vizitoni faqën Projekte për të parë disa nga projektet grupore dhe individuale të cilat janë duke u zhvilluar në Prishtina Hackerspace.

Nëse doni të filloni projektin tuaj brenda Prishtina Hackerspace, kjo është e thjeshtë!

Hackerspace ofrohet për ju ose grupin tuaj. Ju mund të përdorni mjetet e hackerspace dhe hapësirat për projektin tuaj aq sa aktiviteti juaj nuk ndërhyn në tjetër aktivitet ose shqetëson grupin e njerëzve që janë të pranishëm në hackerspace - Në qoftë se po: Ju duhet të planifikoni aktivitetin tuaj me stafin e Prishtina Hackerspace.

Nëse ju nuk jeni një anëtar ju mund të qëndroni në hackerspace dhe punoni në projektin tuaj derisa një anëtar është brenda hapësirës. Nëse anëtari largohet, për fat të keq edhe ju duhet të largoheni. Ju lutem lexoni faqen Anëtarësia të dini më shumë për avantazhet/ disavantazhet tuaja si një anëtar ose jo-anëtare në lidhje me përdorimin e pasurive dhe hapësirave të hackerspace.

Pastrimi

Ja disa gjëra për të bërë, kur pastrojmë Prishtina Hackerspace kur bëhet rrëmujë ose kur përgatitet për një ngjarje të hapur

Hudhni Mbeturinat

Ka shporta në vendet e mëposhtme. Ato mund të zbrazen në kontinjerat prapa ndërtesës

  • Shportë e madhe në kuzhinë
  • Shportë e vogël në ballkon
  • Shportë e vogël në tualet

Riciklimi

Ne nuk kemi vendosur shporta të veçanta për riciklimin akoma!

Ju mund të ndihmoni për të mbështetur projektin Kosova Cap Project, duke vazhduar ti mbledhim kapakët e shisheve plastike

Zonat e Hapësirës ​​

Zonat duhet të jenë te pastërta dhe të organizuara. Merrni mbeturinat mbi tavolina ose hudhni ndonjë shportë të mbushur me plehra, pastroni tavolinat dhe dysheme nëse është e nevojshme.
Ju lutem vakumojeni dyshemen para se ta pastroni atë

  • Dhoma ndejës ku janë kolltukët.
  • Dhoma e konferencave / dhoma pranë kuzhinës.
  • Magazina dhe dhoma elektronike.
  • Ballkoni
  • Tualeti

Kuzhina

  • Levizni sendet nga tryeza e kuzhinës në vendet e duhura.
  • Fshini tryezën e kuzhinës.
  • Pastrojeni lavamanin, kemi nevojë për pluhur pastrim për këtë.
  • Pastrojeni frigoriferin dhe lani enët nëse është e nevojshme

Tualeti

  • Fshij & pastro dyshemen
  • Lajeni lavamanin
  • Rimbushni sapunin e dorës.
  • Lajeni tualetin.

Tavolinat e punës

  • Të pastrohen tavolinat e punës te projekteve dhe mjetet
    • Të kthehen mjetet në vendet e tyre në rafte.
    • Vendos projektet në vendet e tyre në raftet.