Bëhu pjesë e Prishtina Hackerspace

From Prishtina Hackerspace
Jump to: navigation, search
This page is a translated version of the page Join Prishtina Hackerspace and the translation is 100% complete.

Gjuhët e tjera:
English 100% • ‎Shqip 100%

Gjërat e para në fillim!

Si i sapoardhur, ne ju rekomandojmë të lexoni wikin tonë për detaje rreth Prishtina Hackerspace. Konsideroni ti shiqoni faqet / linqet si Rreth nesh, Përdoruesit, Anëtarsimi, Rregullat, Hapësira, Resurset dhe Manuali.

Regjistrohuni në Mailing Listë

Mailing lista është ku anëtarët dhe jo anëtarët njësoj diskutuojnë çështje të ndryshme. Ne kemi edhe shumë metoda të tjera të komunikimit, por mailin lista është vendi "zyrtar" për njoftime.

Ju lutem vizitoni edhe faqen e Komunikimeve për të parë mënyrat tjera të komunikimit me ne

Mailing lista ndodhet këtu: https://groups.google.com/forum/#!forum/prishtina-hackerspace
Regjistrimi në mailing listë kërkon që ju të keni një Google account, pra ju mund të:

  • përdorni google account-in tuaj personal (gmail etj) ose të
  • përdorni accountin tuaj të Prishtina Hackerspace nëse e keni një.

Vëmendje - Na dërgoni një email duke treguar për veten në qoftë se antarsoheni në Prishtina Hackerspace.

Ejani në takimet javore (Open Meetings)

Menaxheri i projektit është përgjegjës për të siguruar se takimi ndjeket me procedurat si në Template-in e Takimeve. Koordinatori i projektit / asistenti është përgjegjës për mbajtjen e shënimeve të ecurisë së mbledhjes.

Takimet e hapura javore janë çdo të Hëne në ora 6:00pm.

  • Ju mund të merrni disa informata si vizitor për herë të parë
  • Nëse jeni anëtar, ju mund të votoni për një çështje për votim që vendoset para anëtarsisë
  • Ju mund të kërkoni ndonjë pajisje ose furnizim që ju duhet për projektin tuaj nga anëtarët tjerë.
  • Ju mund të takoni anëtarët, si dhe jo-anëtarët gjithashtu.
  • Ju mund të përditësoheni në lidhje me takimet e rregullta që mbahen në hackerspace, përmirësimet në hapësirë ​​/ çrregulllimet në hapësirë ​​, punëtoritë, ngjarjet e ardhshme dhe të rejat tjera.
  • Ju mund të shihni projektet që njerëzit janë duke punuar në to, të tregoni projektet që ju jeni duke i punuar, si dhe të flisni për projektet që ju dhe të tjerët do të kishit dëshirë ti punoni.

Shih se çfarë është duke u diskutuar zakonisht në takimet e hapura në Faqen e Takimeve

Vëmendje: - Sigurohuni që të bëni një vizitë (tour) rreth hackerspace. Çdokush në takimin javor duhet të jetë në gjendje që tua tregoj juve hapësirën. Nëse ju nuk mund të vini në takimet e së hënes, konsideroni të merrni pjesë në një nga ngjarjet që janë duke u mbajtur në Prishtina Hackerspace - Shih Calendar-in për ngjarjet e ardhshme.