Fundraising Classes

From Prishtina Hackerspace
Jump to: navigation, search

This page is available in albanian only atm.


Anëtarët e Prishtina Hackerspace po mundohen të implementojnë një model pak më ndryshe të klasëve edukative ku si qëllim kryesorë kanë mbledhjen e fondeve për mirëmbajtjen e mëtutjeshme të hapësirës së Prishtina Hackerspace.

Ky model i klasëve jo-formale që organizohen nga komuniteti për komunitetin, përdoret nga shumë hackerspace/makerspace rreth botës si burim kryesorë i të hyrave.


Pse me pagesë?

Anëtarët e Prishtina Hackerspace/FLOSSK janë ndër të paktët që besojnë thellë në idenë se nojhuritë duhet të jenë të hapura dhe të qasshme për të gjithë pa pagesë. Këtë e kemi dëshmuar shumë herë me organizime të shumta gjatë 7 viteve që funksionojmë si komunitet. Këto klasë nuk do të organizohen me qëllim fitimprurës dhe komercial, qëllimet tona nuk kanë qenë asnjëherë të tilla. Në Prishtina Hackerspace/FLOSSK nuk kemi staf/punëtorë, prandaj paratë që mblidhen nga këto klasë nuk do të shkojnë në rroga por në mbulim të shpenzimeve administrative si qira, ujë, rrymë e bërllog etj. Prishtina Hackerspace është një hapësirë mjaft e madhe e udhëhequr në baza vullnetare nga komuniteti, dhe si e tillë ka nevojë për kujdes dhe fonde të vazhdueshme që sigurojnë funksionimin e mëtutjeshëm të sajë si qendër e hapur për ata që e kanë në qef teknologjin dhe mjeshtërimin e gjërave. Pagesa e klasës në të cilën merrni pjesë ju konsiderohet si donacion pë hapësirën dhe në asnjë mënyrë si pagesë për shërbim.


A paguhen ligjëruesit?

Këto klasë organizohen prej vullnetit të mirë. Shumë ligjërues të mëhershëm e kanë bërë këtë pa pagesë, dhe me ndihmën e tyre ne vazhdojmë të inkurajojmë të tjerë. Sidocoftë, në rast se kërkohet që ligjeruesit të paguhen nga shuma e mbledhur nga klasa, atëherë kjo është gjë që diskutohet dhe vendoset në mirëkuptim me ligjeruesin.

Si të organizoj unë një klasë në Prishtina Hackerspace?

A mund të jem unë ligjerues i klasëve në Prishtina Hackerspace?

Prishtina Hackerspace nuk është e orientuar vetëm në teknologjinë e informacionit (IT). Zgjedhjet për organizim të klasëve janë të shumta, si p.sh gjuhë programuese, frameworks, sistem administrim, harduer, muzikë, art, video produksion, animacion, sound recording, projekt menaxhim, fizikë, matematikë e tylifare. Nuk dëshirojmë të limitohemi vetëm në teknologji.

Ju lutem na kontaktoni në info@prishtinahackerspace.org që të diskutojmë mundësitë e organizimit të një klase.

Më shumë detaje do të jenë të gatshme këtu me vonë.