Zgjidhjet e Konflikteve

From Prishtina Hackerspace
Jump to: navigation, search
This page is a translated version of the page Conflict Resolution and the translation is 100% complete.

Gjuhët e tjera:
English 100% • ‎Shqip 100%


Sygjerimet për anëtarët e komunitetit të Prishtina Hackerspace të cilët janë duke pasur probleme bashkëveprimi në ose lidhur me Prishtina Hackerspace

Konfrontime Personale:

A është dikush duke ju penguar? Bisedoni me ta për këtë
Ky është një hap shumë i rëndësishëm, dhe zakonisht përfundimet e saj janë të mira. Nuk duhet anashkaluar.

Merr Mbështetje:

A nuk funksionoi ajo? ose mos ke frikë? Pyteni dikënd që gjendet në hapësirë që i besoni që të ju ndihmojë. Mbase ata mund të vijnë me ju që të bisedoni me ta, ose të bisedojë me ta si përfaqësues i yti.

Me plotë mendje drejtë shkallëzimit:

Nëse ju duket e përshtatshme, pasi të flisni me të dyja palët, ndërmjetësi (dhe gjithkush i përfshirë) duhet të fillojnë të pyesin në rreth se a është ndonjë konflikt i vogël apo një konflikt që është përhapur. Shumica e problemeve personale në Noisebridge zgjidhen përmes bisedave fytyrë me fytyrë, dhe të gjitha të tjerat përmes diskutimeve të ndërmjetësuara. Nëse diskutimet nuk janë të sukseshme, ose çfare po ndodh aty është më e madhe se sa që duket, ndërmjetësi mund të sygjerojë që problemin ta dërgojnë në një mbledhje për diskutim

Mbështetësi apo Avokati:

Para se një problem me një individ dërgohet deri tek ajo masë në grupe, dikush duhet të dalë përpara dhe të luajë rolin e një avokati për atë individin, edhe nëse ata nuk parapëlqehen shumë. Shumë lehtë njerëzit nëpër konflikte mund të bëjnë gjëra për të cilat do të pendohen më vonë, dhe ka shumë njerëz që dëshirojnë të bëhen ndërmjetësa kur arrin konflikti në nivele grupi.

Diskutimi i konflikteve personale në nivel grupi është shumë rrallë i nevojshëm, por një hapësirë grupore komunikuese është e nevojshme dhe ndihmon shumë që të shuhen konfliktet, ose të vlerësohet nëse i ipet më shumë vëmendje situatës. Nëse mundoheni ti ndjekni këto sygjerime, ajo do të ishte fantastike

Raportimi i sjelljeve të këqija

Nëse dëshironi të raportoni një ngacmim në mënyrë anonime ose private, ju mund të dërgoni një mesazh tek stafi i Prishtina Hackerspace.