Classes/Klase bazike per saldim

From Prishtina Hackerspace
Jump to: navigation, search
This page contains changes which are not marked for translation.

Note.png
Note
Kjo klasë po organizohet në kuadër të klasëve për mbledhje të fondeve të Prishtina Hackerspace Klasë për mbledhje të fondeve.


Welding. Author: William M. Plate Jr.

Ideja e klasës asht me ba nji hymje të shpejtë në saldim, tu përfshi aty të gjitha teknikat e saldimit, por me fokus në saldim të hekurit.

Klasa ka për qëllim me qenë e shkurtë, sa me e marrë vesh këtë zanatë për ata që kanë pasë qef gjith me e ditë se qysh bahet, e mos me metë keq kur të duhet najherë. Klasa nuk ka me të msu me u ba saldatorë profesional, megjithatë ke me ditë me kry punë.

Në këtë klasë mujnë me marrë pjesë krejt ata që janë të interesumë. Për me marrë pjesë duhesh me qenë përmi 18 vjet, ose me leje të prindit nëse je nën këtë moshë (për shkak të rreziqeve gjatë punës).

Kjo klasë ka me pasë numër të limitumë të pjesmarrësve.
Ju lutem regjistrohuni këtu: https://goo.gl/forms/JLk0wYc5qSJTr96a2
Regjistrimi mbyllet më 23.12.2016 ora 12:00.

Ju lutem na shkruni në info@prishtinahackerspace.org në rast se keni pytje.

Me fondet që mbledhen prej klasës ka me u ble nji aparat për saldim i cili ka me mbetë në Prishtina Hackerspace për shfrytëzim të përbashkët.


Detajet e klasës

Instruktori

Salim Qeriqi asht mjeshtër i rryem që ka eksperiencë të madhe në tana fushat e ndërtimit. Salimi asht ndërtimtarë i certifikuem me provim shtetnor Gjerman dhe ka përvojë pune përmbi 25 vjeçare në Gjermani, Angli, Amerikë, Zvicër, Francë etj.

Kurrikulumi

  • Hyrje teorike në metodat e ndryshme të saldimit
  • Substancat e punës dhe substancat shtesë
  • Parandalimi i lëndimeve në teknikën e saldimit
  • Mësim praktik: shpjegimi dhe përdorimi i pajisjeve të ndryshme të saldimit
  • Ushtrim i thjeshtë i saldimit
  • Prerja e metalit
  • Evitimi i gabimeve gjatë saldimit

Kërkesat/Njohunitë paraprake

  • Vesh tesha të vjetra edhe veshu trash, se kena me punu jashtë e mërdhihesh!
  • Elektrodat, dorëzat e punës edhe syzat i sigurojmë na!

Madhësia e klasës

E limitume. 8 pjesmarrës ma së shumti.


Kohëzgjatja

Ligjërata: 2

Orë: 6h


Orari

E Shtunë: 12:00-15:00

E Dielë: 12:00-15:00


Fillimi i klasës

Data: 24.12.2016


Çmimi i klasës

Çmimi i rregullt: 30.00EUR

Çmimi për anëtarët e Prishtina Hackerspace: 20.00 EUR


Pagesa/Donacioni

Ju lutem keni parasyshë që pagesa e klasës nuk duhet me u konsideru si pagesë për shërbim po si donacion për Prishtina Hackerspace. ( Ma shumë detaje)

Donacioni mundet me u ba me pare në dorë. Pjesmarrësit e nëshkrujnë nji dokument mirëkuptimi si dëshmi për donacionin.

Donacioni mundet me u ba në mënyrat në vijim:

  • Pagesë e plotë: Në ditën e parë të klasës