Rreth nesh

From Prishtina Hackerspace
Jump to: navigation, search
This page is a translated version of the page About and the translation is 100% complete.

Gjuhët e tjera:
English 100% • ‎Shqip 100%
Logo e Prishtina Hackerspace

Ne jemi Prishtina Hackerspace

Prishtina Hackerspace është një hapësirë eksperimentuese, bashkëpunuese e hapur ekskluzivisht për qëllime teknologjike, edukative, kulturore dhe shkencore. Qëllimi i hapësirës është që të:

  • Siguroj hapësirë të punës, pajisje dhe burime të tjera për përdorim të përbashkët nga të gjithë anëtarët;
  • Inkurajoj mësim të vazhdueshëm pas orarit mësimorë nëpërmjet punëtorive, klasëve, seminarëve dhe

mentorimit.

  • Krijoj një mjedis të sigurt dhe të hapur për eksperimentim në teknologji dhe art.


Pse Prishtina Hackerspace dhe jo Prishtina Makersapce?

Ne e përdorim termin hacker në konceptin historik 'përdorimin krijues të teknologjisë', jo si 'media cyber-kriminale'.

Hackerspace është termi i preferuar i 'lëvizjeve të hackerspace', një lëvizje në rritje e cila është zhvilluar sepse individët i hapën këto komunitete përkrahëse ku njerëzit munden të eksplorojnë dhe të bëjne atë që e duan. Ne të gjithë kemi nevojë për komunitete, dhe ne duhet të shprehim veten në mënyra kreative. Hackerspace-at sigurojnë një hapësirë për eksplorim dhe përkrahje të këtyre dy nevojave të thella dhe shumë të fuqishme

Termi makerspace mund të përdoret kur nuk dëshiron ti frikësosh ata që nuk e dijnë kuptimin konkret të fjalës hacker.

Informate rreth Hackerspace-ëve & historia - Ç'ka është një Hackerspace?

Hackerspace-ët janë hapësira fizike të operuara nga komuniteti të cilat kanë qenë në ekzistencë për shumë vite në vende të ndryshme të botës dhe kryesisht të udhëhequra në mënyrë të pavarur. Çdo hackerspace është një entitet autonom, por ato të gjitha ndajnë të njëjtën filozofi e të bërit qejf duke ndërtuar gjëra së bashku. Siç përcaktohet nga Wikipedia, “Një hackerspace ose hackspace është një hapësirë fizike (në krahasim me virtuale), vend ku njerëzit me interesa të përbashkëta, zakonisht në shkencë, teknologji, apo art dixhital ose elektronikë mund të takohen, të bisedojnë dhe të bashkëpunojnë. Një hackerspace mund të shihet si një laborator i hapur për komunitetin, dyqan makinerie, punëtori dhe / ose studio ku njerëzit me prapavi të ndryshme profesinesh mund të vijnë së bashku për të ndarë burimet dhe njohuritë për të ndërtuar dhe bërë gjëra së bashku”

Hackerspace-ët zakonisht përdorin softuer të lirë dhe me kod burimor të hapur (Free and Open Source Software), teknologji tjera me harduer të hapur (Open Hardware) dhe në përgjithësi kanë një qasje demokratike apo edhe të pavarur të bazuar në konsensus me një fokus në veprim. Shembuj të aktiviteteve dhe projekteve në hackerspace përfshijnë një shumëllojshmëri të gjerë të projekteve ndër-disiplinore në inxhinieri mekanike, elektrike, inxhinieri softuerike, art dhe/ose disajn me një fokus në mësim nga njëri-tjetri se si të bëjnë gjëra së bashku dhe se si t’i bëjnë atofunksionale

Referencat


Pse është nisur Prishtina Hackerspace, dhe pse ekzistojmë?

Problemi / Nevoja

Rinia e Kosovës ka mungesë të aktiviteteve të programuara dhe të hapura për të gjith, veçanërisht ato që vën në dukje aftësitë dhe aktivitetet unike. Kjo nevojë bëhet më akute gjatë pushimeve të verës kur nuk ndodhin shumë aktivitete edukative për të mbajtur këta të rinjë të angazhuar.

Gjendja aktuale e arsimit në Kosovë njihet të jetë tejet e vonuar dhe ka nevojë për një ristrukturim të plotë. Metodat pedagogjike i përkasin një kohe kur teknologjia e informacionit ishte në fillimet e saj. Planprogrami i avancuar dhe reformimi pedagogjik janë të një rëndësie të madhe. Megjithatë, institucionet përgjegjëse për këtë transformim rrënjësor të sistemit arsimor në Kosovë nuk kanë burime dhe njohuri të mjaftushme të realizojnë këtë sipërmarrje.

Rinia inovative ka mbetur pa një alternativë dhe e ngujuar në sistemin e vjetëruar. Krijimi i tyre dhe kontributi për shoqërinë e tyre është shumë i kufizuar për shkak të një mjedisi që nuk mund të përmbush potencialin e tyre krijues. Pa kontribut të tillë nga një pjesë e madhe e popullsisë, shoqëria Kosovare vazhdon të jetë intelektualisht dhe kreativisht e hendikepuar.

Koha që do të mund të shpenzohej duke siguruar ide të reja dhe krijime të reja shpenzohet në aktivitetin boshe dhe jo-produktivite. Potenciali krijues është i drejtuar keq ose keqpërdoret. Kjo pamundësi e vazhdueshme për zhvillimin e aftësive dhe të bashkëpunimit mes komunitetit çon në një derdhje kombëtare të potencialit, ku shumica e aftë e fuqisë punëtore kërkon të largohet nga vendi si qëllim dhe mënyrë të vetme për rritje të mëtejshme profesionale. Në krye të kësaj, shkalla e papunësisë në Kosovë është 45%. Ky numër tregon se një pjesë shumë e madhe e popullsisë është në dispozicion ose përndryshe mund të binden për t'u angazhuar në një formë të veprimtarisë prodhuese, në qoftë se nxiten drejtë, ose thjesht u ofrohet hapësirë dhe mjetet.

Sipas STIKK, grupit të industrisë së TI, "... Kosova vazhdon të dëmtohet nga një sistem arsimor që në të gjitha nivelet nuk arrin të adresojë nevojat pedagogjike dhe aftësitë trajnuese për studentët e saj dhe ekonominë ... cilësitë e të diplomuarve janë të varfëra dhe nuk janë në pëputhje me kërkesat e fuqisë punëtore"*

Tashmë është duke u diskutuar shumë nëpër botë, që ne duhet të transformojmë klasën në një mjedis bashkëpunues dhe të mbështetur nga komuniteti. Megjithatë, Kosova qëndron pak ndryshe. Sistemi i arsimit në Kosovë përballet me një proces të vazhdueshëm të decentralizimit në mënyrë që të përmirësojë bazën e ofrimit të shërbimeve sociale. Kjo është një detyrë e gjerë socio-kulturore, më e gjerë se çdo program mësimor formal të mund të shpresojë që të përfshijë, në nivelin konceptual ajo kërkon një përfshirje të marrjes në pyetje të modeleve ekzistuese mendore, kryesisht riprodhuar me sukses përmes arsimimit cilësor, iniciativave të pavarura dhe aktiviteteve sociale.

Një numër i kontribuesve potencialë në sektorin e teknologjisë së informacionit të Kosovës mbeten të vetë-motivuarit, qytetarët e vetëdijshëm rreth mundësive të teknologjisë. Megjithatë, platforma e tyre për komunikim dhe bashkëpunim është gati se jo-ekzistuese, prandaj aktivitetet e tyre janë të kufizuara në hapësira virtuale në vend të atyre fizike. Mund të themi se ekziston nevojë e madhe për hapësira bashkëpunuese të cilat i mundësojnë këta individë të vetë-motivuar të shprehin dhe zhvillojnë veten e tyre si duhet.

Ne jemi të vetëdijshëm dhe krenar për faktin se popullata e Kosovës është një nga më të rejat në Evropë. Në Kosovë, gjysma e popullsisë është nën moshën 27 vjeçare, gjë që paraqet një potencial të jashtëzakonshëm dhe energji për zhvillim, talent dhe kreativitet.

Megjithatë, ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se çdo potencial i tillë kërkon një drejtim të duhur të kësaj energjie. Nevojat, dëshirat dhe ambiciet e të rinjve duhet të jenë të drejtuara drejt konkretizimit të tyre dhe adresuar në mënyrë që kjo pjesë më vitale e popullsisë të mund të japë një kontribut të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Prandaj, ne besojmë se një hapësirë ​​e hapur bashkëpunuese, ku personat me interese të njëjta mblidhen për të ndarë njohuritë, për të punuar në projekte, të bëjnë inovacion, të ndërtojnë dhe socializohen është kritike për të ndihmuar zhvillimin e këtyre aftësive dhe të ardhmen e vendit tonë. Hapësira të tilla janë gjithashtu të përshtatshme për profesionistët por edhe persona tjerë të fushës së teknologjise të cilët kanë nevojë për të ndarë ose të aplikojnë aftësitë e tyre së bashku me njerëz të tjerë në një mjedis më pak formal.

Objektivat / Misioni

Objektivi ynë / misioni ynë është që të ofrojmë një hapësirë ​​të përbashkët për eksperimentim dhe bashkëpunim teknik dhe artistik në Prishtinë, të krijojmë një hapësirë ​​me burime ( harduer, mjete, materiale, qasja, njohuri ) për anëtarët dhe komunitetin që të mund të marrin pjesë dhe të marrin përgjegjësinë për projektet e tyre individuale dhe ato grupore. Ne kemi për qëllim të krijojmë një komunitet të hapur të hakerëve/krijuesve, artistëve, dhe entuziastëve të harduerit dhe kodit me burim të hapur të cilët do të krijojnë, dhe së bashku mësojnë e ndajnë ide të ndryshme. Ne duam të ndihmojmë në përhapjen e njohurive në komunitetin e gjerë, sidomos në fushat e teknologjisë , DIY (do it yourself - bëje vet), të sigurisë dhe privatësisë , dhe të ndihmojmë grupet e tjera që ndajnë objektiva të ngjajshme.

Paralelisht me projekte individuale, hapësira do të jetë e hapur për punëtori të organizuara në mënyrë të pavarur nga anëtarët, ligjërata dhe prezantime, si dhe vetëm tubime të përgjithshme që kanë të bëjnë me shkëmbimin e njohurive, projekte grupore të teknologjisë për ata që duan të inkubojnë në hackerspace ose ata që vetëm duan të vizitojnë hackerspace-in dhe kërkojnë ndihmë në një projekt të veçantë që ata janë duke punuar.

Çdokush që nuk është pjesë e hackerspace-it do të jetë në gjendje për të hostuar projekte dhe organizojë ngjarje në hackerspace, megjithatë, ato do të jenë paraprakisht të aprovuara nga stafi menaxherial e Prishtina Hackerspace dhe përgjegjësia personale do të ishte e nevojshme nga pjesëmarrësit mbi progresin e bërë. Të tjerë që kanë projekte lidhur me teknologjinë dhe inovacionin social dhe që janë të sponsorizuara veçmas nga organizata të tjera gjithashtu mund të strehohen dhe të punojnë brenda hapësirës së Prishtina Hackerspace.

Ne jemi duke ndjekur modele të hakerspace-ëve nëpër gjithë botën të cilat janë duke u zhvilluar me shpejtësi. Ndoshta edhe mund të themi se për momentin hackerspace-ët janë në kulmin e popullaritetit të tyre. Prandaj Prishtina Hackerspace është vendi ku edhe ne do të fillojmë të krijojmë gjëra të mrekullueshme.

Grupet e targetuara dhe Benefitet

Të rinjët të cilët mund të jenë pjesë e aktiviteteve destruktive mund të angazhohen në punë edukuese dhe krijuese, të cilët kanë mundësi të shohin projektet e tyre duke u realizuar që nga koncepti e deri në përfundim. Ne presim që shumica e anëtarëve dhe vizitorëve të jenë studentë nga shkollat e mesme dhe nga universitetet, edhe pse nuk e kemi caktuar ndonjë limit moshe. Prishtina Hackerspace mirëpret të gjithë mendjet e ndritura nga bota e teknologjisë, kulturës digjitale:

  • Artist instalacioni,
  • Artist digjital,
  • Programerë,
  • Krijues,
  • Grupe të teknologjisë,
  • Muzikantë,
  • Zanatçi

të gatshëm për të mësuar, ndarë njohuri dhe të punojnë në projekte praktike.

Hackerspace-ët mund ta mbyllin një boshllëk kritik të fuqisë punëtore, si në mënyrë direkte ashtu edhe indirekte, duke promovuar teknologjinë, inxhinierinë, artin dhe kulturën në komunitetin lokal dhe më të gjerë në botë. Përfitues indirekt do të jenë qytetarët nga jashtë / komuniteti që do të përfitojë nga projektet e zhvilluara në hackerspace. Në mënyrë indirekte hackerspace-i do të jetë frymëzim për zhvillimin e prodhimit të harduerit dhe softuerit, projektimin, artin dhe teknologjinë në përgjithësi.

Përfitimet direkte dhe indirekte në zhvillim ekonomik nga hackerspace-i do të fillojnë që nga aftësimi i individëve dhe zhvillimi i aftësive të tyre për punësim, vetë-punësimi, spin-off biznese, e deri tek tërheqja e sipërmarrjeve të mëdha që do të ndihmojnë ndërtimin dhe zbatimin e fuqisë punëtore teknologjike dhe krijuese në Kosovë.

Hackerspaces në lajme